I punësuari në komunën e Çairit, njëkohësisht edhe ish kandidati per kryetar te Bërvenicës Haqim Ramadani me akuza te rënda i është drejtuar disa portaleve ne vend, ai në nje postim ne rrjetet sociale shkruan;
Nga ‘gazetarë’ me tarifë në moralistë të rremë: kush u shit dje, sot akuzon për ‘shitje’ të Bërvenicës
Sot po shoh reagime nga disa portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë, të cilët gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale u rreshtuan në anën tjetër për 500 apo 1000 euro, ndërsa sot marrin të drejtën të flasin për “shitje” të komunës. Ata që janë shitur vetë, mendojnë se çdokush mund të shitet.
Nëse kthehemi pas në kohë, gjatë zgjedhjeve lokale asnjë medium nuk u dha përkrahje banorëve të Komunës së Bërvenicës dhe as mua si kandidat. Përkundrazi, kërkonin pagesë për një intervistë, ndërsa disa të tjerë hezitonin nga frika se mos prishnin raportet me pushtetin. E gjithë fushata ime u zhvillua me mjete minimale – vetëm me një telefon dhe përmes rrjeteve sociale.
Së pari, nuk mbaj asnjë post publik dhe nuk ka asnjë bazë që të merret kush me mua në këtë formë. Së dyti, është absurde të bëhet lajm për një vend pune, kur dihet se shumë prej atyre që sot akuzojnë kanë ndërtuar pasuri me dhjetëra biznese dhe afera të dyshimta gjatë kohës së tyre.
Me shpifje dhe trillime nuk bëhet politikë ditore. Nuk mund të sulmohet një njeri që ka dhënë maksimumin, pa kursyer as shëndetin e tij, për të qëndruar stoik në një betejë të drejtë për Komunën e Bërvenicës.
Asnjëherë nuk kam kalkuluar të luaj me dy karrige – të mbaj një post dhe njëkohësisht të kandidoj. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se unë qëndroj deri në fund për një komunë më afër qytetarit.
Më vjen keq për mërgatën që dha kontribut, shpenzoi mjete dhe erdhi për të mbështetur një program të sinqertë për transparencë dhe zhvillim, ndërsa sot përballet me këtë nivel të ulët të debatit publik.
Sa për ju portale që u fshehët gjatë fushatës dhe sot dilni me “lajme”, jeni thjesht mercenarë të klikimeve. Qëllimi juaj nuk është informimi, por përfitimi – rritja e ndjekësve dhe më pas kërkimi i “haracit” në emër të tyre.
