www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A po rikthehet protesta? Studentët: Fillkov, a të mori malli?

Posted on April 17, 2026 by Djek

Lëvizja Studentore Shqiptare ka paralajmëruar zhvillime të reja në lidhje me kërkesën për dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke lënë të kuptohet se mobilizimi i radhës mund të jetë në prag, shkruan gazeta KOHA.

Në një njoftim të shkurtër, studentët bëjnë të ditur se është mbajtur një mbledhje organizative për të përcaktuar hapat e ardhshëm, ndërsa detaje konkrete pritet të publikohen në ditët në vijim.

“Sot u mbajt mbledhja organizative rreth hapave të radhës. Së shpejti do të njoftohen të gjithë për veprimet që do të ndërmarrim”, thuhet në njoftimin e nxjerrë nga njëri nga udhëheqësit e studentëve, Mevlan Ademi.

Megjithëse nuk jepen informacione të drejtpërdrejta për natyrën e këtyre veprimeve, toni i njoftimit dhe formulimet e përdorura sugjerojnë se Lëvizja po përgatit një fazë të re të angazhimit, që sigurisht mund të përfshijë rikthimin e protestave.

Në fund të njoftimit, studentët i drejtohen ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, me një mesazh ironik: “Vetëm një gjë mund të them: Fillkov, a të mori malli?”, duke lënë të nënkuptohet se presioni ndaj institucioneve do të vazhdojë.

Kujtojmë se më 6 prill, studentët shqiptarë organizuan një protestë madhështore në Shkup, duke kërkuar që provimi i Jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe mblodhi një numër të konsiderueshëm studentësh dhe qytetarësh, të cilët kërkuan respektimin e të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Kjo protestë u vlerësua si një nga mobilizimet më të mëdha studentore të kohëve të fundit. (koha.mk)

Lajmet e fundit…

  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:
  • A po rikthehet protesta? Studentët: Fillkov, a të mori malli?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara