www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

4 muaj pa rroga në NPK-Saraj, punëtorët në hall – drejtori Hoxha arsyetohet me borxhe dhe bankën

Posted on April 2, 2026 by Djek

Nga gazetarja Liridona Vejseli, PaCensurë

Në Ndërmarrjen Publike Komunale në Saraj, situata ka dalë jashtë kontrollit. Punëtorët kanë katër muaj që nuk marrin paga, ndërsa çdo ditë përballen me borxhe, kredi dhe nevoja bazike që nuk presin.

Burime të kontaktuara nga PaCensurë bëjnë të ditur se gjendja është alarmante. “Nuk kemi me çfarë të mbajmë familjet. Kreditë nuk ndalen, faturat nuk falen. Katër muaj pa të ardhura është e papërballueshme”, shprehen punëtorët, të lodhur dhe të zhgënjyer nga heshtja institucionale.

Në anën tjetër, drejtori i ndërmarrjes, Idriz Hoxha nga koalicioni VLEN, e arsyeton situatën me borxhet e trashëguara dhe pamundësinë për të siguruar mjete financiare. Sipas tij, kërkesa për limit nuk është miratuar nga NLB Banka, duke e lënë ndërmarrjen pa hapësirë për të paguar rrogat.

Por për punëtorët, këto arsyetime nuk vlejnë. Ata kërkojnë vetëm atë që u takon: pagën për punën e bërë. Në një kohë kur jetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë, katër muaj pa rroga nuk është vetëm problem financiar, por goditje direkte ndaj dinjitetit të tyre.

Ndërkohë, drejtori premton se “do të gjendet zgjidhje”, por pa dhënë afate konkrete. Kjo vetëm sa rrit pasigurinë dhe revoltën tek punëtorët, të cilët ndihen të lënë pas dore nga menaxhmenti dhe nga ata që i kanë vendosur në këto pozita.

Rasti i NPK-Saraj hap pyetje serioze për përgjegjësinë e drejtuesve dhe për rolin e koalicionit VLEN në menaxhimin e ndërmarrjeve publike. Kur punëtorët mbeten pa bukën e gojës për muaj të tërë, çdo arsyetim tingëllon si shmangie nga përgjegjësia.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara