www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Reagojnë studentët: Mos nxirrni banerë në emrin tonë! Mos e politizoni çështjen!

Posted on March 31, 2026 by Djek

Iniciuesi i protestës së studentëve, Mevlan Ademi, ka reaguar pas vendosjes së disa mbishkrimeve gjatë natës në Shkup, të cilat, sipas tij, janë bërë në emër të studentëve dhe me përmbajtje politike.

Ademi ka distancuar qartë organizatorët nga këto veprime, duke theksuar se protestat e studentëve nuk duhet të keqpërdoren për agjenda partiake.

“Mos nxirrni banerë në emrin tonë! Mos e politizoni çështjen! Nëse mundeni, jepni zgjidhje – nëse jo, ejani në protestë!”, ka deklaruar ai.

Edhe dje, orgabizatorët e protestës apeluan të mos politizohet kërkesa e tyre, ndërsa shtuan se çdo përpjekje për ta devijuar kauzën studentore drejt përplasjeve politike, dëmton thelbin e kërkesave dhe unitetin e studentëve.

Ndryshe, mbrëmë vonë, në Shkup afër Çarshisë, deri tani nga persona të panjohur, janë vënë mbishkrime në emër të studentëve, ndësa sulmohet BDI. (koha.mk)

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara