www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fronti Europian: Shërbetorët e VMRO-së hoqën çdo gjë kombëtare dhe sollën Stoilkoviqin

Posted on June 21, 2024June 21, 2024 by User User1

Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet. Kështu thuhet në ragimin e Frontit Europian, sipas të cilës Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga Vlen, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski.

“Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, VMRO-DPMNE që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës. Ajo që është zyrtare deri më tani është vetëm heqja e Balansuesit, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e bashkësive etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore”, thuhet në reagim.

Për ta mbuluar këtë dështim, vijon më tej reagimi, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro Putinistit dhe pro Vuçiqit, e anti Kosovarit Ivan Stoilkoviçit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, Vlen sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragji-komike arsyetuese partiake për rolin e shërbetorit dhe vazalit të VMRO-së.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara