www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Vullneti i popullit shqiptar dhe i komuniteteve nuk është lodër që i përket VMRO-së

Posted on May 30, 2024May 30, 2024 by User User1

Përmes një komunikate për media BDI ka theksuar se është e skandalizuar nga narrativi ofendues i VMRO DPMNE-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e BDI-së:

Bashkimi Demokratik për Integrim është e skandalizuar nga narrativi ofendues i VMRO DPMNE-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, bashkimi i të cilëve në Frontin Europian rezultoi të jetë forca e dytë politike në vend.

Narativi antishqiptar shtatë vjeçar i imponuar nga VMRO DPMNE krijoi pasqyrë të shtrembëruar, të pasaktë, dhe të rrezikshme për vendin tonë.

Sa i përket shprehjes skandaloze “Ahmeti të ndalojë të sillet si fëmijë i lazdruar që qan pas lodrës që nuk është e tij”, VMRO DPMNE duhet ta ketë të qartë se Qeveria nuk është lodër në duart e tyre dhe askujt tjetër dhe shkelja e vullnetit të sovranit është antidemokratik dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet konsistent në qëndrimet për respektimin e votës së popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, pasi kjo është garanca e vetme e stabilitetit dhe vazhdimësisë progresive të vendit.

Ky shtet është i përbashkët dhe të gjithë duhet të japin kontribut për marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Askush të mos mendojë se populli do t’i lejojë ta kthejnë prapa nga rruga e nisur e barazisë dhe rruga europiane!

Legjitimiteti dhe kredibiliteti i plotë zgjedhor dhe demokratik i takon Frontit Europian dhe vazaliteti i pakusht i humbësve është i destinuar të dështojë sepse nuk e ka mbështetjen e popullit.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara