www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, kryetari pritet të jetë shqiptar

Posted on May 28, 2024May 28, 2024 by User User1

Sot pritet të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Së pari zgjidhet Komisioni për verifikim, i cili ka për obligim të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti tri ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, që dje dha dorëheqje nga funksioni i kryetarit të partisë, raporton tv21.

Pasi paraprakisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, e caktoi për sot, seancën do ta udhëheqë deputeti më i vjetër, përkatësisht Merita Kollçi Koxhaxhiku, nga Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit.

Diskutimet për koalicion mes Vlen dhe VMRO-DPMNE-së janë drejt fundit.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara