www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re

Posted on May 27, 2024May 27, 2024 by User User1

Në LSDM në vijim është vazhdimi i seancës së Bordit Ekzekutiv që filloi më 23 maj, ndërsa në të cilën komisionet kompetente duhet t’i prezantojnë rregulloren dhe librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryetar dhe udhëheqësi të partisë.

Në seancën më 23 maj Dimitar Kovaçevski edhe formalisht dha dorëheqje nga pozita e liderit.

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së e obligoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të Statutit të Partisë, që të propozojë rregullore me propozim librin e afateve për realizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike.

“Meqenëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas Statutit ende ka mandat, në përbërjen e njejtë do ta zbatojë procedurën për zgjedhje të reja të menjëhershme brendapartiake dhe për zgjedhje të kryetarit të LSDM-së. Bordi Ekzekutiv ka obliguar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në bazë të Statutit të partisë të propozojë rregullore me propozim librin e afateve për zbatimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në procedurë transparente dhe demokratike”, informuan nga LSDM.

Me dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së, siç informuan nga partia, të gjithë kryetarët e Organizatave Komunale dhe kryetari i Organizatës së qytetit janë në dorëheqje duke pasur parasysh faktin se janë emëruar nga ana e kryetarit, ndërsa funksionin e tyre do ta kryejnë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara