www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MITSOTAKIS: SHKUPI DHE TIRANA VETËM MUND TË PËRFITOJNË ME RAPORTET E MIRA ME ATHINËN

Posted on May 26, 2024May 26, 2024 by User User1

Athina zyrtare vazhdon të dërgojë mesazhe paralajmëruese për Shkupin. Mesazhi i fundit sërish mbërrinë nga Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis. Ai gjatë një interviste për gazetën greke “Real Njuz” krahas Shkupit, mesazhe paralajmëruese i dërgoi edhe Tiranës.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vetëm mund të fitojnë nëse kanë raporte të mira me Greqinë. Në të kundërtën, rruga evropiane e dy vendeve kalon nëpër Athinë dhe këtu mund të përballen me probleme”, tha Kirjakos Micotakis.

Në këtë intervistë, Kryeministri grek është zotuar se nuk do t`i miratojë memorandumet e bashkëpunimit RMV-Greqi duke I bërë thirrje Qeverisë së re të vendit që ta respektojë ligjin ndërkombëtar dhe nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Veprimet e jashtëligjshme të Shkupit lidhur me emrin e vendit dalin edhe nga fakti se Marrëveshja e Prespës ishte marrëveshje e keqe. Paralajmërova në Parlament se është problematike për interesat greke, duke u dhënë kombësi dhe gjuhë fqinjve. Që atëherë, kur votuam kundër, potencova se do ta kemi para nesh. Por, pasi u votua duhet ta zbatojmë”, tha Kirjakos Micotakis.

Lidhur me raportet Shkup – Athinë dhe Marrëveshjen e Prespës është prononcuar edhe Ministri I Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis.

Ai gjatë një interviste për televizionin grek “Skaj” është zotuar se Athina do ta respektojë “Prespën”, pasi bëhet fjalë për marrëveshje të ratifikuar.

Shefi I diplomacisë greke ka theksuar se Marrëveshja e Prespës nuk mund të shfuqizohet apo të ndryshohet me veprim të njëanshëm, duke bërë thirrje që Shkupi ta zbatojë në mënyrë dinjitoze.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara