www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

‘E pamundur ta bëjë dikush tjetër’, Mourinho zbulon arritjen më të madhe në karrierën e tij si trajner

Posted on May 26, 2024May 26, 2024 by User User1

Jose Mourinho ka zbuluar në një intervistë se cila ishte arritja e tij më e madhe në karrierën e tij të pasur si trajner.

Tekniku portugez tha se arritja e tij më e madhe në karrierën e tij të deritanishme si trajner mbetet fakti që ka arritur në dy finale evropiane me ekipin e Romës.

“Arritja ime më e madhe deri më tani? Dy finale evropiane me Romën. E pamundur ta bësh, unë nuk mendoj se dikush tjetër do ta bëjë përsëri”, ka thënë Mourinho.

Intervistuesi mbeti i habitur nga përgjigja që dha Mourinho dhe e pyeti atë pse nuk e zgjodhi triumfin në Ligën e Kampionëve me Interin si arritjen e tij më të madhe.

“Ishte më e lehtë. Lojtarë më të mirë, një klub tjetër me ambicie të tjera, më e vështirë ishte tek Roma”, ishte përgjigja e Mourinhos.

‘The Special One’ ka fituar trofe me Real Madridin, Chelsean, Interin dhe Porton gjatë karrierës së tij të bujshme.

Ai gjithashtu mbetet trajneri i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Më herët, Mourinho kishte befasuar tifozët duke e quajtur përfundimin në pozitën e dytë në tabelë me Manchester Unitedin në sezonin 2017/18 si dukshëm arritjen më të madhe si trajner./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara