www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mitsotakis nuk tërhiqet, paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati të ‘thyhet’

Posted on May 25, 2024 by User User1

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis duket se nuk do të ndalet, ndërsa i ka dërguar një tjetër mesazh poliitkës në Maqedoninë e Veriut. Ai kujtoi angazhimet e këtij shteti në kuadër të integrimit në BE.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Duke u ndalur te marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri gjithashtu të qartë se “nuk diskutohet për një zgjidhje paketë”. Ai theksoi se Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë, duke shtuar se megjithatë, “kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëz gjatë gjithë kohës”.

“Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizitorët turq. Shih edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim apo tentativë për të bashkëjetuar me fqinjin tonë kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në flakë dhe në zemër të Evropës lufta është ndezur?” -përfundoi kryeministri grek. (BalkanWeb)

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara