www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ZYRTARE: XAVI SHKARKOHET NGA BARCELONA

Posted on May 24, 2024May 24, 2024 by User User1

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka njoftuar pasditen e sotme Xavi Hernandez se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024/25.

Barcelona nuk do të ketë Xavin në krye të ekipit sezonin e ardhshëm, pas pesë muajsh pasigurie për të ardhmen e tij.

Një muaj pas ditës kur e ardhmja e Xavit u ratifikua për vitin e fundit të kontratës së tij, ata i kanë thënë atij se ai nuk është në planet e tyre për sezonin e ri.

Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas që ka njoftuar shkarkimin e Xavit.

“Xavi Hernandez nuk do të jetë më trajner në fund të sezonit. Në një takim që u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta informoi Xavi Hernandez se ai nuk do të vazhdojë si trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25”, thuhet në njoftim.

Në takimin e zhvilluar në Ciutat Esportiva Joan Gamper të pranishëm ishin nënkryetari sportiv Rafa Yuste dhe drejtori sportiv, Deco, si dhe ndihmësit e Xavit, Oscar Hernandez dhe Sergio Alegre.

Xavi Hernández do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit si trajner i ekipit të parë këtë të diel në Sevilla, ndërsa në ditët në vijim, Barcelona do të informojë për strukturën e re të ekipit të parë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara