www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh, alarmoi CIVIL duke raportuar edhe parregullsi tjera

Posted on May 22, 2024May 22, 2024 by User User1

Organizata CIVIL që po vëzhgon në terren zhvillimin e procesit zgjedhor, ka alarmuar që në rivotimin që po zhvillohet në Debresh janë regjistruar 18 raste të votimit familjar, transmeton Portalb.mk.

“Në të njëjtën qendër të votimit 1470, vëzhguesi ynë regjistroi 18 raste të votimit familjar, pra dy persona hyjnë pas paravanit (i moshuar dhe më i ri), i riu rrethon fletëvotimin, e hedh në kuti dhe kthehet përsëri pas paravanit, rrethon fletën e votimit nga i moshuari dhe përsëri i njëjti person lëshon fletëvotimin”, alarmoi CIVIL.

Në lidhje me këto parregullsi, anëtarët e këshillit zgjedhor nuk kanë reaguar.

CIVIL gjithashtu ka theksuar që në këtë vendvotim në Debresh, gjatë ndërrimit të Bordit Zgjedhor, ka pasur më shumë persona të nënshkruara (121) sesa fleta të votimit (181).

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut sot, që në orën 7:00 rivotohet për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Përsëritja e votimit bëhet për shkak se pas zgjedhjeve të 8 majit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranoi ankesat e partive politike për parregullsi në këto vendvotime, me çka anuloi votimin në këto pika.

Vendimi për rivotim u vërtetua edhe nga Gjykata Administrative e cila i refuzoi si të pabaza të gjithë shtatë paditë nga Fronti Evropian kundër vendimit të KSHZ-së.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara