www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Universiteti i Tetovës organizator i turneut të parë të ragbit në qytetin e Tetovës

Posted on May 21, 2024May 21, 2024 by User User1

Universiteti i Tetovës organizator i turneut të parë të ragbit në qytetin e Tetovës

Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, me Këndin Amerikan të Tetovës, me Federatën e Ragbit dhe me mbështetje të programit Fullbright, më 18 maj 2024, e organizoi turneun e parë në ragbi në qyetin e Tetovës.

Ky aktivitet u iniciua nga trajneri i ragbit, Dan Nyamangah  nga San Diego, Kaliforni. Ky i fundit një kohë të gjatë ka qëndruar në vendin tonë dhe për gjashtë muaj me radhë para nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme ka prezantuar sportin e ragbit dhe njëkohësisht ka organizuar trajnime profesionale për adhuruesit e ragbit.

Në turneun që u organizua në terrenet sportive të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës morën pjesë shumë ekipe të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit të Tetovës. Të gjitha ekipet përpos ndihmës dhe udhëzimeve që kanë marrë nga trajneri i ragbit, Dan Nyamangah kanë pasur mbështetje edhe të profesorëve të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës.

Pas përfundimit të turneut, iniciatori i këtij aktiviteti sportiv, trajneri Dan Nyamangah falënderoi të gjithë sportistët e rinj  në sfidën e tyre për të mësuar sportin e ragbit dhe njëkohësisht ndau edhe medalje dhe mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre në këtë turne. Ai po ashtu falënderoi edhe dekanen e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës për mbështetjen dhe organizimin e këij turneu bashkë me stafin e saj dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara