www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

Posted on May 18, 2024May 18, 2024 by User User1

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zgjodhi personat e parë në kabinetin e saj. 

Sekretar i përgjithshëm do të jetë avokati i diplomuar Gjorgji Bozhinov, ndërsa zëvendës i tij gazetari Goran Momirovski. 

Ata vijnë në vens të sekretarit të deritanishëm Mile Boshnjakovski dhe zëvendësve të tij Biljana Radeva dhe Toshe Zafirov, që janë shkarkuar nga pozitat e tyre.

Sipas të dhënave të siguruara nga INA si pjesë e stafit profesional të ish-presidentit Pendarovski ishin angazhuar 11 ekspertë të fushave të ndryshme në rolin e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve. Prej tyre 3 kuadro ishin shqiptarë.

Këshilltar për Siguri Nacionale ishte Blerim Kolalli, i cili ishte emëruar në ate detyrë pas 12 vjetëve angazhim si këshilltar i Misionit të NATO-s në Shkup.

Përpos tij, Luljeta Ademi ishte këshilltare e obliguar për marrëdhënie me personat me nevoja të veçanta, ndërsa si këshilltare e jashtme ishte Besa Arifi. Po ashtu nga ish-presidenti ishte emëruar edhe shefi i Agjencisë për Kundërzbulim, Erolld Musliu.(INA)

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara