www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Oda Ekonomike: Të vijoi ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D, “Bechtel & Enka” është kompani me mijëra punëtorë…

Posted on May 18, 2024 by User User1

Nga Oda Ekonomike i bëjnë thirrje qeverisë së re që mos ta prishin marrëveshjen me Konzorciumin “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10d.

Kreu i Odës Branko Azeski tha se kontraktorët amerikano-turk janë anëtarët më të rinj të Odës ekonomike, të cilëve në pikun e aktiviteteve të punës iu nevojiten 4,000 mijë punëtorë. Sa i përket deklaratë së kandidatit për mandatar Mickoski, se do ta rishikojnë marrëveshjen me “Bechtel&Enka” Azeski nga Oda ekonomike i dërgon një mesazh.

“Unë shpresoj se do të vazhdon e njëjta sepse ajo është dhënë sipas rekomandimeve tona, për të vazhduar marrëveshjet në kontestet juridike me qeverinë e re. Nëse punohet për përmirësimin e interesit të biznesit ne e përkrahim atë projekt. Ne kërkojmë të mbetet ajo që është! Kryesisht ato tri dispozita që ne flasim, njëra prej të cilëve është vazhdimi i projektit me zbatim të projektit të autostradave”, tha Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike.

Një ditë më parë, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se sa i përket kontratës së nënshkruar me “Bechte&Enka” janë dy opsione: ose të prishet marrëveshja dhe të paguhen qindra miliona euro penalitete në Gjykatën e Arbitrazhit dhe duke mbetur pa autostradë, ose e dyta mundësi është që të rishikohet marrëveshja në modalitete për çdo detaj që kanë rënë në ujdi qeveria e kaluar me kompaninë.

Reagime të ashpra erdhën nga partia e BDI-së ndaj deklaratës së Mickoskit.

Nga Koalicioni Fronti Europianë thonë se asnjë qeveri e ardhshme nuk mund ta prish marrëveshjen me “Bechtel&Enka” për ndërtimin e austostradave të Korridorit 8 dhe 10d.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara