www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Koxhaxhiku konfirmon: Do ta udhëheq seancën konstituive

Posted on May 18, 2024May 18, 2024 by User User1

Me seancën konstituive në Kuvend për përbërjen e re parlamentare me shumë gjasë do të udhëheqë deputetja e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku, përcjell TV21. E pyetur nga TV21, Koxhaxhiku tha se do ta udhëheq seancën nëse ashtu e parasheh ligji.

“Po nëse me takon mua, do ta udhëheq seancën konstituive”, tha Koxhaxhiku për TV21.

Koxhaxhiku është deputetja më e moshuar në Kuvend, që ligjërisht i takon që ajo të udhëheq seancën, pasi është për një vit më e moshuar se deputeti/lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nga Lupço Dimovski nga Partia Socialiste, transmeton TV21. Seanca konstituive është njoftuar se do të mbahet më 28 maj, por me shumë gjasë ajo do të zhvendoset një ditë më parë – më 27 maj.

Në këtë seancë do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.

Sipas burimeve nga negociatat VMRO-VLEN, kryetari i Kuvendit thuhet se do t’i takojë VLEN-it. Madje si emra qarkullojnë Afrim Gashi, lider i AAA-së dhe Halil Snopçe, deputet i VLEN-it./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara