www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

‘Dhjetëra terroristë të eliminuar ‘ IDF: Luftime të ashpra në qendër të Jahabalia në veri të Rripit të Gazës

Posted on May 18, 2024May 18, 2024 by User User1

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) sot njoftuan se brigada që e udhëheq ofensivën në Xhabalia, Gaza e Veriut tani po lufton në qendrën e atij qyteti.

Në informacionet e sotme operative thuhet se Brigada e 7-të “eliminoi më shumë se 60 terroristë në ditët e kaluara në Xhabalia”.

Banorët deklaruan se automjetet e blinduara izraelite kishin arritur në treg në më të madhin nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës dhe se buldozerët po shkatërronin shtëpi dhe dyqane.

IDF-ja, gjithashtu, njoftoi se ushtarët kishin gjetur një depo armësh me “dhjetëra raketa me rreze të gjatë të gatshme për përdorim, dhjetëra pjesë raketash, eksplozivë dhe armë të tjera” dhe se atje ishin kapur 20 terroristë.

Gjashtë persona u vranë në një shtëpi të bombarduar, njoftoi mbrojtja civile palestineze.

Përfaqësuesit izraelitë theksuan se forcat izraelite “pastruan” Xhebaljan para disa muajve, por u kthyen javën e kaluar për ta parandaluar Hamasin përsëri të të rivendosë kontrollin”.

Në zhvillim e sipër është edhe sulmi ndaj qytetit Rafah, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz ikin.

Sipas raporteve të fundit të premten, IDF ka eliminuar një komandant të degës së Hamas në Liban, Sharhabil al-Sayed, që vepronte në luginën Bekaa, gjatë një sulmi ajror në Sharhabil al-Sayed të Libanit.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara