www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi: Po kryhet inxhiniering zgjedhor për ndryshimin e raportit të forcave në Kuvend

Posted on May 16, 2024 by User User1

Kryeministri Talat Xhaferi vlerëson se ka pasur marrëveshje për mbivotim në KSHZ që të pranohen disa ankesa për rezultatet dhe rivotimin në zgjedhje dhe se në këtë mënyrë po bëhen përpjekje për inxhiniering zgjedhor që të ndryshojnë numrat në Kuvend dhe duke luajtur me vullnetin e qytetarëve. Procesi zgjedhor i cili u vlerësua si kredibil dhe demokratik, tashmë është në dorën e Gjykatës administrative, tha Xhaferi dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë konform ligjit pa direktiva partiake nga asnjëra palë.

“Në cilësinë e kryetarit të Qeverisë së Republikës se Maqedonisë se Veriut dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativat për inxhiniering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në lidhje me ankesat e dorëzuara simptomatike nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje”, tha Xhaferi në konferencë për shtyp.

Sipas raporteve, shton ai, ky pretendim për inxhiniering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë.

“Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe procesit demokratik, i pranuar dhe përshëndetur nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar, tashmë është në duart e gjykatës administrative dhe ftoj të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado palë dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund, pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje”, ka thënë Xhaferi.

Në ndërkohë, vijojnë afatet për ankesa në Gjykatën administrative për rezultatin e zgjedhjeve pas pranimit të ankesave nga ana e KSHZ-së të cilat hapin rrugën e rivotimit në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore dhe një vendvotimi në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Afati për Gjykatën administrative ku duhet të vendoset nëse do të pranohen ankesat e KSHZ-së për rivotim në shtatë vendvotime, skadon nesër në mesnatë.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara