www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E bujshme nga Anglia, Premier League mund të heqë sistemin VAR!

Posted on May 16, 2024May 16, 2024 by User User1

Premier League mund të heqë VAR-in. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Britania e Madhe, aty ku klubi i Wolverhampton ka propozuar zyrtarisht heqjen e teknologjisë ndihmëse të arbitrimit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. I aplikuar për herë të parë në 2019-ën, VAR-i ka përfunduar shpesh nën akuzë këtë sezon në Angli për shkak të vendimeve shumë të kontestuara, e pikërisht për këtë arsye, ka ardhur edhe propozimi për heqjen dorë nga aplikimi.

Vendimi pritet të merret më 6 qershor, në mbledhjen vjetore të klubeve të Premier League, të cilat do të duhet të votojnë pro ose kundër propozimit të ardhur nga Wolverhampton.

Natyrisht disa klube kanë shprehur hapur pakënaqësi ndaj mënyrës së përdorimit apo mospërdorimit të VAR-it, por nuk dihet ende nëse kjo mjafton që ata të votojnë për heqjen e teknologjisë ndihmëse të arbitrave. Nëse do të miratohet heqja e VAR-it nga Premier League, atëherë Anglia mund të bëhet frymëzuese edhe për liga të tjera të mëdha, që mund të marrin vendime të njëjta në të ardhmen.

Për të hequr nga përdorimi VAR-in, është e nevojshme mbështetja e të paktën 2/3-at e klubeve, ose thënë ndryshe, të paktën 14 nga 20 klube që marrin pjesë në Premier League.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara