www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bytyqi mohon se do kalojë tek VLEN-i: Do qëndrojë fortë në LSDM

Posted on May 16, 2024May 16, 2024 by User User1

Pas disa spekulimeve në media, se zv/kryeministri Fatmir Bytyçi do të kalojë në radhët e partisë opozitare VLEN, ka reaguar vet ai, duke mohuar këto pretendime

Sipas tij, është mirë që media të mos spekulojnë sepse ai nuk shkon askund dhe do të qëndrojë fortë në Lidhjen Social Demokrate.

“U bëj thirrje mediave, por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…

”Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë dhe mbetem aleat i të gjithë atyre që janë pro reformave të sinqerta brendapartiake. Së bashku me bashkëpartiakët e mi do t’i sjellim ato ndryshime. Unë jam këtu, askund nuk po shkoj, qëndroj fort në rrugën e socialdemokracisë!”, ka shkruar Bytyçi.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara