www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Silanovska shkeli Kushtetutën gjatë betimit/ Jajaga: Fronti Evropian do ta çojë çështjen në Gjykatë

Posted on May 13, 2024May 13, 2024 by User User1

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit kur u betua si presidente në një ceremoni parlamentare. Lidhur me këtë ka folur në një lidhje me Skype zv. ministri i Mbrojtes së Maqedonisë së Veriut, Tiron Jajaga për emisionin “Ballkan Update“. Ai ka deklaruar Fronti Evropian do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Sakaq, Jajaga ka theksuar kjo deklaratë e presidentes së re, është rrezik për të nxitur tensione.

“Sa i përket deklaratës që dha presidentja e sapozgjedhur Silanovska, dje për gjatë procedurës për inagurim që u bë në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte se ajo anashkaloi emrin kushtetues të vendit dhe përdori vetëm Maqedoni, i cili paraqet një thyerje të Kushtetutës, megjithëse është nënshkruar në emrin kushtetues, forma se si ajo e ka bërë deklaratën paraqet një precedent dhe kjo dëshmon se këta subjekte politike vazhdojnë me qendrimet e tyre, sa i përket çështjeve me eurointegrimin.

Ne si front evropian kemi tendencë që të shqyrtojnë mundësinë që tani për momentin për një iniciativë për ta sjellë atë përpara gjykatës kushtetuese. Ne e shohim si shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara