www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

KSHZ-ja do të vendos rreth ankesave të arritura nga zgjedhjet parlamentare

Posted on May 13, 2024May 13, 2024 by User User1

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mesditë do të mbajë seancë në të cilën pritet t’i shqyrtojë dhe të vendos lidhur me ankesat e arritura nga zgjedhjet parlamentare.

Për rezultatet zgjedhore në KSHZ janë parashtruar 27 ankesa, nëntë Koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në seancën e KSHZ-së theksoi se bëhet fjalë për ankesa grupore me më shumë vendvotime të përfshira.

Nga Fronti Evropian i kryesuar nga BDI-ja vlerësuan se me ankesa të parashtruara në KSHZ nga parti tjera politike për parregullsi në vendvotimet 5 dhe 6 bëhet përpjekje që t’iu merren dy mandate deputetësh.

“Partitë e tjera politike, në bazë të marrëveshjes joparimore politike dhe nëpërkëmbjes mbi vullnetin e qytetarëve, në mënyrë të orkestruar kanë dorëzuar kundërshtime në vendvotimet në Njësitë zgjedhore të Pestë dhe të Gjashtë, edhe pse nuk është konstatuar asnjë parregullsi e vetme gjatë procesit zgjedhor dhe pas përfundimit të tij. Dhe se kështu janë vetë firmat e të gjithë anëtarëve të këshillave zgjedhore të propozuar nga vetë partitë politike, të cilët kanë paraqitur kundërshtime sot dhe këto ditë. Qëllimi është i qartë – ata duan t’i heqin dy mandate deputetëve të Frontit Evropian, edhe pse janë rezultat i vullnetit të pastër të qytetarëve dhe shprehjes së lirë të tyre”, deklaroi pardje shefi i shtabit zgjedhor të Frontit Evropian, Arbër Ademi.

Sipas rezultatet fillestare zyrtare për zgjedhje parlamehtare, të cilat i ka publikuar KSHZ-ja, Koalicioni, Maqedonia Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më shumë mandate deputetësh, 58, pas së cilës pason Fronti Evropian i kryesuar nga BDI-ja me 19 mandate deputetësh, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i LSDM-së, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara