www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kabineti i Presidentes: Siljanovska-Davkova do t’i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues

Posted on May 13, 2024May 13, 2024 by User User1

Në paraqitjet e saj publike, presidentja e Maqedonisë ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane, thonë nga Kabineti i Presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova.

Nga atje thonë se presidentja Siljanovska-Davkova do t’i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues, dhe në përputhje me Kushtetutën, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues.

Në 5 vitet e fundit, institucionet e vendit pothuajse plotësisht i kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidenti pret që të gjithë partnerët e vendit të respektojnë obligimet bilaterale dhe shumëpalëshe që i kanë marrë ndaj vendit.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara