www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëri: Vdes një 20-vjeçar në aksident, një tjetër në gjendje të rëndë

Posted on May 12, 2024May 12, 2024 by User User1

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Tropojë. Një 20-vjeçar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti. Ai ishte pasagjer në makinën e drejtuar nga një tjetër 20-vjeçar i cili humbi kontrollin e automjetit dhe i përplas me bordurën anësore.

Drejtuesi i automjetit A. S., është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

“Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tropojë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S.,  është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit”,-thuhet në njoftimin e policisë. /euronews.al

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara