www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gordana Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, reagon kryetarja e KE-së: Të respektohet marrëveshja e Prespës

Posted on May 12, 2024May 12, 2024 by User User1

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar pas incidentin në Maqedoninë e Veriut, ku ambasadorja greke u larguar nga salla ku po mbahej ceremonia e betimit si presidente e Gordana Silianovska, pasi kjo e fundit e ka quajtur vendin e saj “Maqedoni”.

Në një reagim në ‘X’, Von der Leyen shprehet se Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE, duhet të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.

“Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të madhe që vendi të vazhdojë kursin e tij reformues dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ​​shkruan Von der Leyen.

Kujtojmë se gjatë ceremonisë së betimit të saj, Silianovska e quajti vendin “Maqedonia”.

Fill pas kësaj deklarate, ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou, e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, u largua nga salla në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit i referohej vendit si “Maqedoni” gjatë betimit të saj, në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës.

Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara