www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjermania paralajmëron Izraelin për rrezikun e ofensivës në Rafah!

Posted on May 12, 2024May 12, 2024 by User User1

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Izraelin për rrezikun e zgjerimit të operacionit të tij ushtarak në Rripin e Gazës duke përfshirë qytetin jugor të Rafahut. “Ne e konsiderojmë ofensivën ndaj Rafahut… si të papërgjegjshme”, tha Scholz në një “talk show” të organizuar nga grupi mediatik Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND) në Potsdam.

Ne paralajmërojmë për rrezikun e këtij operacioni, i cili mund të shkaktojë humbje të mëdha të jetëve njerëzore, të civilëve të pafajshëm.

Scholz theksoi edhe se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej e të luftonte organizatën islamike palestineze Hamas.

Ndihma humanitare duhet të dërgohet në Gaza dhe duhet të ketë një perspektivë për bashkëjetesë paqësore në të cilën dy shtete mund të ekzistojnë krah për krah.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje njerëzve në Rafah që të largohen nga zona të tjera të qytetit, duke rritur shqetësimet për një zgjerim të operacionit ushtarak në qytetin më jugor të Rripit të Gazës.

Operacioni ushtarak i Izraelit në pjesën e brezit të mbyllur bregdetar në kufi me Egjiptin është shumë i diskutueshëm ndërkombëtarisht. Deri tani, më shumë se 1 milion njerëz janë larguar nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës, pasi ishin grumbulluar atje duke kërkuar strehim nga luftimet.

SHBA-të, vendi aleat më i rëndësishëm i Izraelit ka paralajmëruar vendin për rrezikun e ofensivës në shkallë të gjerë. Presidenti amerikan Joe Biden kohët e fundit tha se do të kufizonte furnizimin me armë për Izraelin.

Biden ka theksuar përgjegjësinë e lëvizjes islamike palestineze Hamas në lidhje me negociatat në luftën e Gazës për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve. “E dini, do të ishte arritur një armëpushim nesër nëse… Hamasi lironte pengjet, gratë, të moshuarit e të plagosurit”, tha Biden në një aktivitet të fushatës në Uashington.

Izraeli thotë se i takon Hamasit.

Drejtori i Komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby e ka bërë të qartë se negociatat ishin në një ngërç. Ai tha se ndjente keqardhje që raundi më i fundit i bisedimeve në Kajro kishte dështuar.

Ndërsa Izraeli e Hamasi nuk po negociojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po veprojnë si ndërmjetës. Kajro e Uashingtoni kërkojnë të bindin të dy palët në konflikt që të jenë më të gatshme për kompromis.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara