www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gerapetritis: Perspektiva në BE kalon përmes respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Posted on May 12, 2024 by User User1

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, deklaroi se sa i përket Maqedonisë së Veriut, kam theksuar vazhdimisht se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian kalon edhe përmes respektimit besnik të Marrëveshjes së Prespës, në një intervistë për edicionin javor të gazetës “Vradini”.

Kreu i diplomacisë greke kujtoi qëndrimin e Demokracisë së Re në periudhën kur ishte në opozitë, tregoi se duhet të vazhdojë të zbatohet Marrëveshja e Prespës, duke vlerësuar se ky do të jetë edhe qëndrimi i Qeverisë së re.

“Kjo Marrëveshje është një marrëveshje ndërkombëtare, e cila është mbi çdo ligj të brendshëm dhe duhet të respektohet nga palët dhe natyrisht rishikimi i saj nuk lejohet pa marrëveshjen e palëve. Në këtë kuptim, ne besojmë se është e nevojshme të vazhdohet me zbatimin e Marrëveshjes dhe besoj se ky do të jetë qëndrimi i lidershipit të ri politik të Maqedonisë së Veriut, i cili do të dalë pas zgjedhjeve. Qeveria greke monitoron vazhdimisht dhe me rigorozitet zbatimin e Marrëveshjes dhe do të bëjë ndërhyrjet e nevojshme”, theksoi Gerapetritis.

Në të njëjtën kohë, ai ritheksoi mbështetjen greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se “këto vende duhet të jenë në thelb të Bashkimit Evropian”.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara