www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fjalimi i Presidentes/ Reagon Athina zyrtare: RMV shkeli Marrëveshjen e Prespës!

Posted on May 12, 2024May 12, 2024 by User User1

“Provokim nga Siljanovska” është komenti i disa mediave greke në tekstet për inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova për shkak se gjatë deklaratës solemne ajo nuk e përmendi emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Anashkalimi i emrit Maqedonia e Veriut, gjatë betimit solemn dhe fjalimit në Parlament të Presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, bëhet lajm dite në Greqi.

“Kursi evropian i RMV-së varet nga përdorimi i emrit kushtetues” – ka qenë reagimi i menjëhershëm I Ministrisë së Jashtme greke.

Athina zyrtare thotë se veprimet e Siljanovskës, paraqesin shkelje të marrëveshjes dhe Kushtetutës, duke rikujtuar se Qeveria greke përkundër ankesave që i pati si opozitë, respekton Marrëveshjen si ndërkombëtarisht të ratifikuar, që mbizotëron çdo dispozitë tjetër ligjore.

“Kjo procedurë qartazi shkel Marrëveshjen e Prespës, por edhe Kushtetutën e shtetit fqinj, që është i harmonizuar me obligimet e saja ndërkombëtare. Marrëdhëniet dypalëshe dhe rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimit të emrit kushtetues”, thanë nga MPJ e Greqisë.

Ambasadorja e Greqisë në Shkup, Sofija Filipidu, edhe pse e ftuar në seancën e Kuvendit për të ndjekur betimin e Presidentes së re Gordana Siljanovska, në shenjë revolte dhe proteste, braktisi Parlamentin.

Gazeta greke “Katimerini” shkruan se ka patur direktivë relevante nga Ministria e Jashtme greke.

“Katimerini” ka rikujtuar edhe deklaratën e fundit të Kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis, lidhur me Marëveshjen e Prespës, se me shqetësime ka ndjekur deklaratat e disa funksionarëve të VMRO-së gjatë fushatës zgjedhore dhe se është në pritje të qëndrimit zyrtar të qeverisë së re lidhur me emrin e shtetit.

“Maqedonia e Veriut: Provokim nga presidentja e re– e quajti vendin Maqedoni”, “Maqedonia e Veriut: Ambasadorja greke u largua nga inaugurimi”, “Maqedonia e Veriut: Gordana Siljanovska e quajti Maqedoni”, “Maqedonia e Veriut: E tha dhe atë e bëri presidentja e re”, janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediave greke./tvklan.mk/

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara