www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gir: I bindur jam se do ta merrni vendin e merituar në BE si vend anëtar fuqiplotë

Posted on May 11, 2024May 11, 2024 by User User1

Me rastin e Ditës evropiane të flamurit, sot në organizim të Lëvizjes Evropiane, është mbajtur marshi i planifikuar alpinist deri te maja e Vodnos, ku morën pjesë euroambasadori Dejvid Gir dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska.

Marshi filloi para selisë së Bashkimit Evropian, ku Gir dhe Gjurovska kanë bërë këmbimin e flamujve të BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, pas çka u nisën drejt majës së Vodnos, ku do të vendosen dy flamujt.

Euroambasadori Gir e ka theksuar këmbimin e flamujve të Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe vendosjen e tyre në majën e Vodnos, dhe ka shprehur bindje se flamuri i Maqedonisë së Veriut do të valvitet në bruksel, kur vendi të bëhet anëtar i BE-së.

“Ngjitja në mal nuk është punë e thjeshtë. Ka shumë çka duhet të bëhet. Marshi është i rëndë, por jam i bindur se do ta arrijmë majën, si dhe se ky vend në të ardhmen do ta merr vendin e merituar në Bashkimin Evropian, si vend anëtar fuqiplotë”, tha Gir.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Gjurovska tha se ngjarja e sotme me rastin e Ditës evropiane të flamurit është traditë, që mbahet më shumë se 25 vite.

“Marshi malor, i organizuar nga Lëvizja Evropiane mendoj se mbahet më shumë se 25 vite, kjo është një traditë e gjatë, ku alpinistë, të rinj, qytetarë dhe të gjithë të cilët dëshirojnë, ngjiten në majën e Vodnos”, tha Gjurovska.

Simbolika është, tha ajo, se po ngjitemi së bashku me përfaqësues të BE-së, të cilët na shoqërojnë në rrugën drejt BE-së.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është pak e vështirë, ka ngritje, ka edhe pushime që bëhen, por rruga duhet çdoherë të vazhdohet që të arrihet deri te vet maja, kjo është simbolika e asaj që ne e themi çdo vit”, tha Gjurovska. 

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara