
Ish shefi i propagandës në Korenë e Veriut Kim Ki Nam i cili luajti rol të madh në ndërtimin e kultit të personalitetit të Dinastisë së Kim ka vdekur në moshën 94 vjeqare sipas mediave shtetërore atje
Kim Ki Nam ishte nën trajtim shëndetësor që nga viti 2022 ndërsa vdiq të martën nga një sëmundje si dhe nga një disfunksionim i organeve raportoi Korean Central News Agency (KCNA).
Lideri korenoverior Kim Jong Un ka vizituar trupin e Kim ki Nam në sallën e funeralit në Pyongyang dhe i shprehi ngushëllime familjes ku tha se ata kanë humbur një revolucionar veteran i cili i qëndroi pakufishëm besnik regjimit.
Kim Ki Nam do të varroset të enjten dhe komiteti i funeralit do të udhëhiqet nga Kim Jong Un.
