
Deputetët ukrainas në 8 maj kanë kaluar një projektligj i cili ja mundëson ukrainasve rekrutimin e të burgosurve në forcat e armatosura. Teksti i cili duhet të nënshkruhet edhe nga Zelenskyy u votua me shumicë në Parlament në një kohë kur vendi po vuan të siguroj trupa të reja
Mungesa e vullnetarëve së bashku me mungesën e municioneve kanë pasur ndikim negativ në vijat e frontit. Javët e fundit Stafi Gjeneral i Forcave të Armatosura Ukrainase kanë paralajmëruar se situata është duke u përkeqësuar dhe se Rusia po zhvillon ofensivë, raporton Le Monde.
Megjithatë rekrutimi i të burgosurve do të plotësoj vetëm një pjesë të nevojave ukrainase e cila ka ushtri prej qindra mijërave.
Nëse projektligji aprovohet nga presidenti atëher numri i të rekrutuarve mund të shkoj nga 15 deri në 20 mijë ka thënë deputeti dhe anëtari i komitetit të sigurisë Davyd Arakhamia.
