www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

‘S’kthehemi’ – Iljas i partisë turke: Mbetem pjesë e Frontit, me VMRO jemi ndarë që në 2016

Posted on May 10, 2024 by User User1

Bejxhan Iljas, kryetar i Partisë Demokratike Turke dhe deputet i Frontit Europian ka thënë për TV21 se mbetet pjesë e Frontit dhe se me VMRO-në është ndarë që në 2016 dhe nuk kthehet sërish.

“Në asnjë moment nuk kemi biseduar, as nuk na ka kontaktuar njeri, as nuk kemi kontaktuar askënd për të ndërruar anë, koalicionin, pra për të qenë pjesë e Qeverisë. E shoh që këto ditë ka spekulime, por ne qëndrojmë pas marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frontin Europian dhe vazhdojmë së bashku”, tha Iljas për TV21.

Në pyetjen shtesë, nëse ai personalisht, si kandidat që ka marrë mandatin për deputet, mendon ndryshe nga partia, ai shton:

Bejxhan Iljas, kryetar i Partisë Demokratike Turke dhe deputet i Frontot Europian ka thënë për TV21 se mbetet pjesë e Frontit dhe se me VMRO-në është ndarë që në 2016 dhe nuk kthehet sërish.

“Në asnjë moment nuk kemi biseduar, as nuk na ka kontaktuar njeri, as nuk kemi kontaktuar askënd për të ndërruar anë, koalicionin, pra për të qenë pjesë e Qeverisë. E shoh që këto ditë ka spekulime, por ne qëndrojmë pas marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frontin Europian dhe vazhdojmë së bashku”, tha Iljas për TV21.

Në pyetjen shtesë, nëse ai personalisht, si kandidat që ka marrë mandatin për deputet, mendon ndryshe nga partia, ai shton:

“As nuk është mendim personal, as një plan. Nuk është e drejtë politikisht. Partia nuk e ka tradhtuar kurrë partnerin politik në historinë e saj. Në vitin 2016 u larguam nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe qëndruam në opozitë për disa muaj, duke e ditur se duhej të kontribuonim në ndryshimet që ndodhën për të qenë pjesë e Aleancës së NATO-s”, theksoi Iljas për TV21.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara