www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Protesta masive kundër qeverisë në Jerevan të Armenisë

Posted on May 10, 2024May 10, 2024 by User User1

Në Armeni me 9 maj ka filluar lëvizja “Tavush për Atdheun” e cila ka nisur një marsh nga kufiri verior i Armenisë deri në Jerevan si protestë ndaj procesit të demarkimit të kufirit me Azerbejxhanin

Një protestë tjetër ishte zhvilluar në sheshin qendror të Yerevanit ku mijëra njerëz u mbledhën dhe përpos kundërshtimit të demarkimit ata paraqitën edhe një kërkesë tjetër.

Lëvizja po kërkon dorëheqjen e kryeminisrit Nikol Pashinyan të cilit ju dha ultimatim që të dorëhiqet brenda natës. Asnjë reagim nuk ka ardhur ende nga qeveria armene godina e të cilës ndodhet aty ku u mbajt protesta, raporton Civil Net.

Lideri i lëvizjës është prifti Bagrat Galstyan nga Dioqeza e Tavushit i cili tha se përpjekja e tyre do të vazhdoj. Në mëngjesin e të premtes ai i bëri thirrje të gjithë mbështetësve që të fillojnë mosbindje paqësore në Jerevan dhe në të gjithë vendin.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara