
Ngarkesa e parë me predha artilerike të siguruara nga iniciativa çeke pritet ti dërgohet Ukrainës në fillim të verës
Kjo deklaratë u bë nga presidenti çek Petr Pavel i cili dha një intervistë për televizionin gjerman ARD.
Pavel shtoi se kryeministri Petr Fiala dhe ai llogarisin që rreth 180,000 predha artilerike do të dërgohen në qershor dhe janë në kontakt për të siguruar edhe një rund me numër pesë shifror për Ukrainën.
Ai e pranoi se iniciativa çeke nuk po përparon me shpejtësinë që ai do të dëshironte.
Ai bëri thirrje edhe njëherë ndaj shteteve tjera që të mbështesin Ukrainën në qdo mënyrë të mundshme . Sipas presidentit çek Rusia duhet ta kuptoj se nuk ka leverdi ta vazhdoj luftën përshkak se nëse Kremlini sheh sado pak shpresë për sukses në Ukrainë atëherë ata nuk do të futen në bisedime të paqes.
