www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nuk u kualifikua në Eurovision, reagon për herë të parë Besa Kokëdhima

Posted on May 10, 2024May 10, 2024 by User User1

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar pas s’kualifikimit nga festivali muzikor në natën e dytë gjysmëfinale.

Në një video në InstaStory, Besa falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Por theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.

“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër. Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale. Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi Besa Kokëdhima.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara