www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Netanyahu për mediat amerikane: Kemi shkatërruar thuajse të gjitha batalionet e Hamasit

Posted on May 10, 2024May 10, 2024 by User User1

Ushtria e Izraelit (IDF) ka shkatërruar 20 nga 24 batalione gjithsej sa ka grupi terrorist palestinez i Hamas. Këtë lajm e bëri të ditur Benjamin Netanyahu në një intervistë për televizionin amerikan American Merit Street Media

Netanyahu shtoi se 4 batalionet e mbetura janë në Rafah dhe tha se kjo është arsyeja pse forcat e Izraelit duhet të hyjnë në atë zonë pasi që sipas tij ata nuk mund ti lejojnë ata të qëndrojnë atje.

Megjithatë ai e pranoi se forcat izraelite do të përballen me rezistencë të fortë gjatë operacionit në Rafah mirëpo u shpreh me vetëbesim se ushtria izraelite do ta tejkaloj atë.

Aleatët e Izraelit dhe komuniteti ndërkombëtar sidomos SHBA janë shprehur të shqetësuar mbi planet e Izraelit për të pushtuar Rafah aty ku po strehohet shumica e popullsisë palestineze.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara