www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Netanyahu për mediat amerikane: Kemi shkatërruar thuajse të gjitha batalionet e Hamasit

Posted on May 10, 2024May 10, 2024 by User User1

Ushtria e Izraelit (IDF) ka shkatërruar 20 nga 24 batalione gjithsej sa ka grupi terrorist palestinez i Hamas. Këtë lajm e bëri të ditur Benjamin Netanyahu në një intervistë për televizionin amerikan American Merit Street Media.

Netanyahu shtoi se 4 batalionet e mbetura janë në Rafah dhe tha se kjo është arsyeja pse forcat e Izraelit duhet të hyjnë në atë zonë pasi që sipas tij ata nuk mund ti lejojnë ata të qëndrojnë atje.

Megjithatë ai e pranoi se forcat izraelite do të përballen me rezistencë të fortë gjatë operacionit në Rafah mirëpo u shpreh me vetëbesim se ushtria izraelite do ta tejkaloj atë.

Aleatët e Izraelit dhe komuniteti ndërkombëtar sidomos SHBA janë shprehur të shqetësuar mbi planet e Izraelit për të pushtuar Rafah aty ku po strehohet shumica e popullsisë palestineze.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara