
Në orën pesë të mëngjesit Rusia tentoi të thyente linjt e mbrojtjes ukrainase në rajonin e Kharkivit
Sulmeve ju rezistua dhe luftimet intensive povazhdojnë ende ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Në anën tjetër evakuime masive kanë filluar nga Volchansk dhe në rrethinat e rajonit të Kharkiv.
Kreu i qytetit të Volchansk ka thënë se sipas banorëve shpërthime të tilla nuk janë parë më herët prandaj është e rrezikshme të ndodhesh në Volchansk tani. Ai potencoi se që nga mëngjesi ata janë duke u goditur me artileri KABS dhe MLRS, raporton Dexa.
Mediat ushtarake kanë rapotuar se rusët kanë kryer sulme masive ajrore dhe artilerike në të gjithë veriun e rajonit të Kharkiv.
