www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Finalja e Europa League flet shqip, Xhaka dhe Gjimshiti dy protagonistët kryesorë!

Posted on May 10, 2024May 10, 2024 by User User1

Finalja e Europa League do të flasë edhe pak shqip, motiv krenarie për shqiptarët që në finalen e madhe të 22 Majit në Dublin, do të shohin aty kapitenin e Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshitin, protagonist i një sezoni historik të Atalantës që siguron për herë të parë biletën për sfidën që vlen trofeun.

Garanci në mbrojtjen e bergamaskëve, ku ashtu si Shqipëria ka shafqur rritjen e tij të jashtëzakonshme, lojtari më i mirë i gjysëmfinaleve në raundin e ndeshjeve të para Gjimshiti është padyshim lojtari më i suksesëshëm i momentit në xhiron e Kombëtares Shqiptare, pavarësisht se vëmendja mediatike shkon kryesisht te sulmuesit.

Ka pak, madje jo pak por shumë shqip edhe te kundërshtarët e Atalantës. Lider i padiskutueshëm i Bayer Leverkusen është Granit Xhaka, me personalitet të jashtëzakonshëm ashtu si përgjatë gjithë sezonit edhe në gjysëmfinalen e kthimit ndaj Romës.

Lider i mesfushës me grintë, shpirt luftarak por dhe gjeometri të pastër në pasimet apo manovrën e lojës, Xhaka është një ndër ata lojtarë që e kanë shfaqur sa herë që ju është dhënë rasti me shumë krenari përkatësinë e tij shqiptare, pavarësisht se në nivel kombëtaresh ka përfaqësuar Zvicrën.

Xhaka kundër Gjimshitit, është një duel më vete në një finale të jashtëzakonshme, ku sido që të shkojnë gjërat, e sigurt është se trofeun do ta ngrejë edhe një shqiptar.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara