
Quhet Fiat 500 Offshore dhe u krijua nga Antonio Pietri Maria Galasso kompania Cars Off-Shore e të cilit ka marrë leje nga Zyra Licensuese e Fiatit dhe Fiat Style Center për të ndërtuar 500 anije të tilla,
Jo më shumë se 500 anije me Fiat 500 do të ndërtohen ndërsa është e mundshme të blihet anija me disa nivele të shpejtësisë ku versioni më ekskluziv mund të arrijë shpejtësinë e veturës në rrugë.
Offshore 500 nuk ka pjesën e kulmit e cila i është hequr për të përjetuar detin dhe diellin më mirë. Ajo ka katër gjysmë rrota për arsye estetike ndërsa për arsye se nuk i duhet motorri në vendin ku e ka vetura në rrugë aty janë vendosur edhe dy ulëse por pavarësisht ndërimeve në pamje të lirë anija vërehet se është e Fiat 500, raporton Yahoo.
Kjo anije është bërë e njohur në brigjet e Positanos por tani ajo është përhapur dhe anije të tilla janë parë teksa jipen me qera edhe në Milano.
