www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore” në pulla postare

Posted on May 9, 2024May 9, 2024 by User User1

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore”.

Republika e Kosovës ka një florë të shumëllojshme, ndërkaq shquhet me faunën për nga llojet më të pasur në Gadishull Ballkanik.

Nga thesari i çmuar i bio-diversitetit tonë, përmes pamjeve të dy pullave postare dhe një blloku filatelik, prezantojmë llojet e peshkut më karakteristik të ujërave të ëmbla të vendit tonë.

“Carassius gibelio – Karashi prusian është lloj që i takon familjes Cyprinidae, ku bën pjesë Krapi dhe shumë lloje tjera të peshqve. Është banor i liqeneve dhe rrjedhave të poshtme të lumenjve. Gobio ohridanus/scadarensis – Mrena e Ohrit/Shkodrës, i takon familjes Cyprinidae dhe është lloj karakteristik për pellgun e Detit Adriatik. Në vendin tonë e gjejmë si banor të lumit Drini i Bardhë. Krapi – lloj i peshkut mjaft i përhapur në botë me origjinë nga Azia. I përket ujërave të ëmbla të lumenjve dhe në Kosovë është mjaft i populluar në Drinin e Bardhë, Sitnicë, Drenicë, Moravë, etj”, thuhet në njoftim.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore dhe në qarkullim postar do të jetë deri në konsumin e plotë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara