www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ambasadori italian në Beograd: Nuk është koha e duhur që Kosova të hyjë në KiE

Posted on May 9, 2024May 9, 2024 by User User1

Ambasadori italian në Beograd, Luca Gori ka vlerësuar sonte se ende nuk ka ardhur koha për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi se për një gjë të tillë është i domosdoshëm përparim thelbësor në formimin e Asociacionit.

“Ky është qëndrimi që ka mbajtur Italia së bashku me Francën, Gjermaninë dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe këtë po përpiqemi ta arrijmë në Strasburg”, ka theksuar Gori për “Tanjug” në lidhje me kërkesën për shtyrjen e vendimit të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Ambasadori shtoi se qëndrimi i Italisë është shumë i qartë dhe se Roma beson se AKS-ja është një element kyç për procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Prandaj jemi të bindur se nëse nuk ka progres substancial në lidhje me këtë qëllim, nuk është koha e duhur për t’u marrë apo për të vënë në agjendë çështjen e kandidaturës së Kosovës për Këshillin e Evropës”, ​​tha ambasadori italian, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur për hapat që po ndërmerr Italia për të vonuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, ambasadori Gori kujton se tashmë janë ndërmarrë hapa në Strasburg në koordinim me vendet e tjera anëtare të BE-së.

“Ne po mundohemi të inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të bëjnë përparim në çështjen e Asociacionit, por deri më tani nuk kemi parë ndonjë përparim”, tha Gori, dhe ritheksoi se qëndrimi i Italisë është se nuk është ende momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara