www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rreth 2000 vëzhgues dhe gazetarë vendas dhe të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet

Posted on May 8, 2024May 8, 2024 by User User1

Rreth 2000 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes vendas dhe të huaj do të ndjekin zgjedhjet e dyfishta të 8 majit në vend. Për monitorimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë akredituar gjithsej 1999 vëzhgues, nga të cilët numri më i madh ose 1078 janë vendas. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj, 66 gazetarë të huaj, ndërsa janë angazhuar 85 përkthyes.

Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Nga vëzhguesit vendas numër më të madh ose 752 vëzhgues, janë punësuar nga Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Sociale “Wake Up”.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup. 66 gazetarë dhe punonjës të medias nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Reuters, Associated Press, Al Jazeera dhe France Press, janë akredituar për të monitoruar zgjedhjet e dyfishta.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara