www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti – koalicionit që e mbështet Kurti: Do ta dorëzojnë peshqirin nga goditjet e forta

Posted on May 8, 2024May 8, 2024 by User User1

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se koalicioni VLEN, i mbështetur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe që në listë ka anëtarë të Vetëvendosjes, “në mbrëmje do të dorëzojë peshqirin në ring nga goditjet e forta”.

Pas votimit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni të Veriut, Ahmeti ka thënë se pret që rezultatet të pranohen nga të gjithë e që në fund të triumfojë filozofia për t’i çuar proceset përpara e të mos ketë devijim nga kursi euroatlantik i vendit.

“Të gjitha palët duhet të mendojnë se me 9 maj, nesër, duhet të punohet për shtetin, për paqen, për ardhmërinë, ekonominë, standardin jetësor dhe jo me fraza patriotike folkloriste dhe vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm. Ai që do paqen dhe stabilitetin respekton edhe vullnetin. S’kam çka shtoj më shumë”, ka thënë ai për gazetarët.

I pyetur për mbështetjen që Kurti dhe Vetëvendosje ia kanë dhënë koalicionit shqiptar VLEN, Ahmeti ka thënë se “mirë që e bëjnë dhe ju ndihmon, por peshqirin do ta dorëzojnë në ring sepse goditjet do të jenë shumë të forta”. Ai ka thënë po ashtu se çështja e hetimit të luftës nuk mund të rikthehet “pasi është mbyllur tash e 23 vjet më parë”.

“Amnistia për palët ndërluftuese është nënshkruar nga presidenti i shtetit të atëhershëm dhe unë si komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, amnisti që është pranuar dhe garantuar nga NATO-ja, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhje të dyfishta – presidenciale dhe parlamentare.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohet për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara