www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sot shënohet dita e policisë në Maqedoni, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Posted on May 7, 2024 by User User1

Sot në Shkup do të mbahet manifestimi qendror i 7 majit – Ditës së policisë së Maqedonisë.

Manifestimi qendror do të jetë në parkun në komunën e Aerodromit ku janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Në shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend, ndërsa në kuadër të manifestimit është paraparë ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve të njësive të ndryshme policore.

Me rastin e shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë në periudhën prej orës 8 deri në orën 18 do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit në këtë pjesë të qytetit. I mbyllur për qarkullim do të jetë bulevardi “KAÇKM” nga udhëkryqi me bulevardin “Srbija” deri në udhëkryqin me bulevardin “Fevruarski pohod”.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara