www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së!

Posted on May 7, 2024 by User User1

Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, tha sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

“Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë. BE-ja e ndjek me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.”, tha Ana Pisonero.

Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta duke potencuar se “Maqedonia e Veriut u obligua ta ndryshojë Kushtetutën”.

“Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t’i hapin negociatat rreth Klasterit të parë – Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare”, tha Ana Pisonero.

Lidhur me çështjen e procesit gjyqësor kundër kryebashkiakut shqiptar, pjesëtar i pakicës greke në Shqipëri, Pisonero deklaroi se Komisioni nuk komenton procedura të cilat janë në rrjedhë, por konsideorn se çështjet bilaterale nuk do të duhej të ishin arsye për bllokimin e procesit negociues.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara