www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paraburgim prej 40 ditësh për shtetasin nga Maqedonia e Veriut i kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar arrestuar në Kosovë

Posted on May 6, 2024 by User User1

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës së gjykatës në Ferizaj, kundër personit me inicialet B.K., është lëshuar fletë-arrest nga Interpoli nën dyshimin se është autor i veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues” dhe “grabitje në bashkëkryerje. Kundër të dyshuarit është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar nga Interpoli me kërkesë nga 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 nga shteti i Maqedonisë së Veriut. I akuzuari B.K. dyshohet se ka kryer vepra penale në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe më 03.05.2024 është arrestuar nga Njësiti për intervenime të shpejta dhe Njësiti i antidrogës në Ferizaj”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për MIA-n informojnë se janë të informuar për arrestimin nga kolegët e tyre kosovarë.

Mediat në vend bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Agim Krasniqin, vëllain e tij Besim Krasniqi, Sehat Ramadani dhe Fadil Toçi të cilët janë arrestuar në Ferizaj. Ndaj tyre është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar nga policia e Maqedonisë. Agim Krasniqi është në arrati që nga shkurti i vitit 2020 kur nuk u kthye në burgun e Shtipit pas një fundjave të lirë. Për vuajtjen e dënimit me burg ka edhe 3 vite e 3 muaj.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara