
Skender Rexhepi – Zejdi nga Çairi e ka përmbyllur fushatën zgjedhore të Lëvizjes Populli për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, transmeton TV21.
“FALEMINDERIT ÇAIR – FRONTI EUROPIAN
Kënaqësi e veçantë që të përmbyllim fushatën zgjedhore bashkë me përkrahësit e Lëvizjes POPULLI nga Çairi, duke dëshmuar që nuk kemi të ndalur deri në fitoren e madhe të 8 majit. Fronti Europian me popullin, e ata me nacionalistët maqedonas. Na priftë e mbara”, shkruan në kumtesën e LP-së.
