www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Kthimi i VMRO-së në pushtet – fundi i perspektivës Evropiane!

Posted on May 6, 2024May 6, 2024 by User User1

Qeveria që udhëhiqej nga LSDM-ja ka merita që Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, tha lideri socialdemokrat Dimitar Kovaçevski gjatë mitingut në Strumicë. Ai potencoi se nevojitet mbështetja e qytetarëve, për përmbushjen e misionit tjetër – anëtarësimit të vendit në BE. Kovacevski tha se LSDM-ja është e vetëdijshme për dënimin që mori nga qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke u zotuar se, në të mirë e në të keqe, nuk do të heq dorë nga parimet socialdemokrate për barazi

“Patjetër të shkojmë përpara, nuk guxojmë të lejojmë kthim prapa, në trazira, ndasi të brendshme dhe konflikte. Rruga përpara është e qartë – e ardhmja e Maqedonisë së BE, bashkë m e demokracitë e zhvilluara perëndimore. Kthimi në pushtet i VMRO-DPMNE-së, Mickoskit dhe Siljanovskës, do të thotë kthimi i regjimit të kaluar të Gruevskit dhe fundi i perspektivës evropiane të vendit” – tha Kovaçevski.

Duke u thirrur në deklaratën e Presidentit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, se vendet kandidate duhet të jenë gati për anëtarësim deri në 2030, Kovaçevski bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve më 8 maj, sic tha, që të mos humben shanset për t`iu bashkuar familjes ervopiane. Ndryshe, në radhët e para të tubimit në Strumicë, është vërejtur edhe ish-Kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara